”Djalin e vrava pa dashje”, avokati: Arma ishte e Albertit

Vrasja e Albert Krasniqit nga babi i tij, Skëndër Krasniqi tronditi Kosovën. Alberti një personazh i njohur në botën e showbizit. Avokati i Skënderit, i ftuar në studion e ”Shqipëria Live”, tha se klienti i tij është rëndë psikologjikisht, por e vetmja gjë që ka thënë është se djalin e ka vrarë pa dashje.

”Skëndër Krasniqi do të jetë në paraburgim një muaj,. Ai nuk e ka pranuar akuzën. Kemi kontestuar dashjen pra, që ai e vrau djalin me dashje. Si ka mundësi me dashje ta privojë nga jeta, se ata kishin raporte shumë të mira, si mund të thuash që kjo gjë u bë me dashje, Vrasja u krye nga pakujdesia”,-tha ai.

Po për bashkëshorten?

Po e vërtet, për veprimet e tij ai ka qenë në proces gjyqësor, po ka pasur mosmarrëveshje.

Ishte i përfshirë në këtë gjë Skënderi?

Jo absolutisht jo. Policia ka pas urdhëres që Albertin kudo që ta gjente ta arrestonte. Skënderi nuk i ka kërkuar Albertit që të dorëzohet se ai s’mund të bëjë detyrën e policit. Skënderi nuk ka mundur të komunikojë shumë, thotë vetëm që e kam vrarë aksidentalisht. Arma ka qenë e Albertit pa leje. Ata u takuan në garazhin e shtëpisë së Albertit.

SHKARKO APP