Dje u rrëzua nga Kuvendi, Qeveria i jep paradhënie pagën administratës publike! Apeli i Ministrisë së Financave të Kosovës: Shfrytëzoni bankomatet dhe mos krijoni radhë

Qeveria e Kosovës jep paradhënie pagat për punonjësit e administratës publike, për muajin mars. Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se Thesari ka bërë procesimin e pagave për të gjithë ata që përfitojnë paga nga Buxheti i Kosovës, pra shërbyesit publik dhe civil.

Pagat për muajin mars realizohen rreth një javë më herët, duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria dhe Ministria e Financave dhe Transfereve për përballimin sa më të lehtë të saj.

Po ashtu, njoftojmë se me këtë pagë, përfshihet edhe pagesa e detyrimeve të prapambetura për 861 zjarrfikës përfitues nga komunat e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike” njofton ministria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rast, ministria rikujton përfituesit që përveç urdhëresave të Qeverisë të ndjekin edhe udhëzimet shtesë:

Swiss Digital Mobile Reklama

SHFRYTËZONI MAKINAT AUTOMATIKE PËR TËRHEQJE (bankomatet)

PËRDORNI KARTELAT BANKARE pa kosto shtesë (jo tërheqje të parasë së gatshme) dhe

SHTYNI TËRHEQJEN E PAGAVE për aq kohë sa mundeni, për të mos krijuar radhë të panevojshme ku rrezikohet shendeti i Juaj.

Gjithashtu, ministria njofton se sistemi bankar është mjaft likuid dhe i qendrueshëm si dhe fondet në llogaritë bankare të qytetarëve janë tërësisht të sigurta, dhe se bankomatet dhe degët e bankave janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të marrë shërbimet e nevojshme bankare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?