Djemtë “Toni Blair” të Kosovës (Foto)

 Të dielën në televizionin publik gjerman ARD shfaqet emisioni dokumentar mbi fëmijët nga Kosova që bartin emrin e pazakontë, “Tonibler”.

Bëhet fjalë për djemtë e lindur në kohën e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, të cilët prindërit e tyre, në shenjë mirënjohje për rolin prijës të ish-kryeministrit britanik Tony Blair në këtë ndërhyrje, i kishin pagëzuar fëmijët e tyre të posalindur me emrin e tij.

Emisioni “Europamgazin” i ARD-së ka takuar pas sa vitesh disa nga djemtë të cilët tashmë janë rritur. Në këtë emision, përmes rrugës jetësore të këtyre “Toniblerëve” rrëfehet zhvillimi i Kosovës gjatë këtyre viteve, njofton ARD.

Tony Blair në kohën e luftës në Kosovë qe bërë i njohur për këmbënguljen e tij për aksione më të vendosura të NATO-s kundër Serbisë, e cila ushtronte dhunë mbi popullatën shqiptare në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emisioni jepet më 30 gusht 2015, ora 12.45 në televizionin ARD.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?