“Do e ktheja për një vit Enver Hoxhën”
Kosova E Martë, 20 Prill 2021 19:37
Drejtori i Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakaj, ka thënë në një prononcim për Info Magazine në Klan Kosova se do ta kthente, të paktën një vit, regjimin e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha edhe në Kosovë.
“Nga njëherë po them se po të kisha mundësi do ta ktheja për një vit në Kosovë, sepse hanin nuk e kish lejuar”, ka thënë Blakaj.
Këto komente Blakaj i ka dhënë duke folur për mundësinë e ndërtimit të një përmendoreje të ish-diktatorit shqiptar në Kosovë, nga një grup përkrahësish të Enver Hoxhës.
Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale është organ i pavarur për projektimin, ndërtimin, administrimin dhe menaxhimin e Komplekseve Memoriale.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=G_Of8t-sjik” width=”560″ height=”315″]