Do e mbështesë me votë Vjosa Osmanin për Presidente? Flet Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Ai ka bërë të ditur se kanë ftuar një takim me Grupin Parlamentar për të diskutuar se a do të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet Presidenti.

Pas takimit me z/kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Artan Grubi, ka thënë se do të diskutojnë për secilën temë veç e veç, por që ende nuk dihet se si do të veprojnë ditën e votimit për Vjosa Osmanin.

”Ne e kemi ftuar një takim të Grupit Parlamentar dhe do të diskutojmë qasjen tonë. Sikurse e dini seanca e parë është konstituimi i Kuvendit dhe kuptohet do të jemi pjesë e kësaj seance. Për çdo seancë tjetër do të diskutojmë veç e veç, për çdo temë të rendit të ditës ose ato që janë obligime të Grupit Parlamentar. Nuk e kam përgjigjen sot”, ka deklaruar ai.

Kurse ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka përsëritur se nuk do të votojnë Vjosa Osmanin për presidente, teksa ka shtuar se kjo e fundit është figurë polarizuese dhe ka shndërruar partinë e saj në viktimë.

SHKARKO APP