Do i zërë vendin Hashim Thaçit, zbulohen dy emrat që Albin Kurti ka propozuar për postin e presidentit
Një nga arsyet kryesore se pse Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk e kanë arritur akoma marrëveshjen për qeverinë e re është çështja e presidentit.
Edhe ditën e sotme dy liderët u takuan, por sërish nuk pati asnjë rezultat. Sipas mediave kosovare, Kurti gjatë mbledhjes së sotme i ka propzuar Mustafës dy emra për postin e presidentit: Rexhep Qosjen dhe Murat Jasharin.
Kurti i ka propozuar ata për të zënë vendin e presidentit aktual, Hashim Thaçi, por ende nuk dihet se cila ka qenë përgjigja e Isa Mustafës. Kujtojmë që Hashim Thaçi ka dekretuar datën 26 dhjetor për konstituimin e qeverisë së re.