Do largohet nga LDK-ja? Flet Vjosa Osmani: Do kandidoj për…
Pasi u shkarkua nga Këshilli Drejtues i LDK-së, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pavarësisht interesit të medias nuk ka treguar nëse do të vazhdojë të qëndrojë si anëtare e thjeshtë e kësaj partie apo do të zgjedhë rrugën e largimit. Ajo tregoi arsyet reale që çuan drejt shkarkimit të saj nga posti i zëvendëskryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
”Po përjashtohem e diferencohem sepse: Thashë kurrë me të korruptuarit dhe ashtu mbeti; Thashë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e jo mendësinë e vjetër në pushtet, dhe ashtu mbeti; Thashë se nuk do ta përkrah asnjë tregtar të kufijve e të sovranitetit, dhe ashtu mbeti. Thashë për Kosovën do të kërkojmë barazi nëpërmjet reciprocitetit, dhe ashtu mbeti; Thashë se askujt nuk do t’i punojmë pas shpine, dhe ashtu mbeti; Pra, u diferencova e shkarkova sepse e mbajta fjalën. U diferencova edhe për shkak se jam grua, sepse asnjë nënkryetar burrë në të kaluarën, edhe kur kanë kundërshtuar e vepruar kundër vendimeve të partisë, nuk janë përjashtuar”.
Ajo është shprehur se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku tha se do të kandidojë për postin e kryetares. “Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që kam thënë, vetëm rikonfirmoj secilën fjalë që kam thënë”.