“Do tregojmë dhëmbët”, Vuçiç: Nuk e ndalim fushatën kundër Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka insistuar se nuk do të ndalin angazhimin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Mënjëherë pas kthimit nga Uashingtoni ka thënë se tërheqjet e njohjeve të Kosovës janë shumë të rëndësishme për Serbinë.

Në një konferencë për mediat në Serbi ai është shprehur se kjo është një fushatë që nuk do të ndalet.

“Nuk mund ta ndalojmë fushatën për tërheqjen e njohjeve e shqiptarët të bëjnë përpjekje të hyjnë në organizata ndërkombëtare. Do të jap maksimumin nga vetja t’i ruajmë interesat shtetërore që nuk kanë arritur t’i ruajnë njerëzit që kanë qeverisur me Serbinë në dekadat e kaluara”, tha ai.

Ai ka thënë se zhvilloi takim të mirë me tre prej bashkëpuntorëve të presidentit amerikan, Donald Trump, në mesin e tyre edhe emisari për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell dhe shtoi se takime të tilla nuk do ta ndryshojnë politikën e SHBA-së por do të ndihmojnë të ruajnë qëndrimet e Serbisë.

“Kjo nuk do ta ndryshojë politikën, por do të ndihmojë shumë në mënyrë serioze që qëndrimet tona të dëgjohen dhe të kemi më tepër mirëkuptim në të ardhmen që është me rëndësi të veçantë për Serbinë”, është shprehur presidenti serb.

SHKARKO APP