Do t’u bashkoheshin grupeve ekstremiste në Siri, pranga dy të dyshuarve në Kosovë

Autoritetet në Kosovë thonë se kanë arrestuar dy persona të dyshuar se janë përpjekur t’u bashkohen grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak.

Një gjykatë në Prishtinë i ka akuzuar ata për përpjekje për bashkim me grupet islamike në konfliktin e armatosur, dhe dje ka urdhëruar paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji.

Në një njoftim të qeverisë theksohet se të dyshuarit, të identifikuar vetëm me iniciale A.D. dhe K.B., kishin provuar të kalojnë në Siri nga Turqia, ku ishin zënë nga forcat turke, raporton agjencia AP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata janë kthyer nga Stambolli në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohet deri në 15 vjet burg.

Autoritetet në Kosovë thonë se afro 70 shtetas konsiderohet se luftojnë për grupet ekstremiste në Siri dhe Irak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?