Do votohet sot qeveria? LDK: I kemi numrat, jo qeveri tranzicioni

Kuvendi i Kosovës voton sot për qeverinë e re të drejtuar nga Avdullah Hoti. Seanca ka nisur në orën 11:00 dhe pjesëtarët e Lidhjes demokratike të Kosovës, pretendojnë se i kanë numrat e nevojshëm.

Kryetari i LDK-se, Isa Mustafa u shpreh i bindur se sot do të votohet qeveria Hoti, duke shmangur kështu mundësinë e një qeverie transicioni.

I mandatuari për kryeministër, zbuloi emrat e pjesëtarëve të kabinetit. Siç mësohet, nga radhët e LDK do të jenë 7 ministra dhe një zëvendëskryeministre.

SHKARKO APP