Doganierët gjermanë konfiskojnë autobusin kosovar, kishte 29.000 euro borxh

Pasagjerët e një autobusi nga Kosova janë detyruar të presin në Lindau të Bavarisë një autobus tjetër për të vazhduar rrugën. Kjo ka ndodhur pasi që autobusi i tyre është konfiskuar nga doganierët gjermanë, shkruan Dpa.de.

Sipas një zëdhënësi të Zyrës Qendrore të Doganave në Ulm, kompania që kishte në qarkullim autobusin në fjalë, i kishte borxh doganës plot 29.000 euro, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye doganierët e Landit Baden-Württemberg e kanë ndaluar autobusin afër kufirit me Austrinë.

Pasagjerët (numri i tyre nuk dihet) ishin detyruar të prisnin disa orë derisa të vinte autobusi i tyre i ri për t’i marrë. Kompania kosovare ishte një “e njohur e vjetër” për doganierët, përcjell albinfo.ch. Në vitet e kaluara, sipas zëdhënësit të përmendur, dogana i ka konfiskuar edhe dy autobusë të tjerë, për t`i shlyer borxhet e krijuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Normalisht, kompanive mund t`u kthehen autobusët vetëm pasi të kenë paguar borxhin te Zyra Gjermane e Financave. Ndërsa nëse kjo nuk ndodh, brenda 14 ditëve, autobusi do të shitet në ankand.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?