Dokle: Kosova në Asamblenë e KiE-së, arritje historike

Për deputetin e Partisë Socialiste, Namik Dokle, pranimi i Kosovës në Asamblenë e Parlamentit të Këshillit të Evropës është një arritje historike.

“Ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes u hap porta e demokracise per Kosoven: duke filluar nga sesioni me i afert, Kosova do te kete delegacionin e saj, me tre anetare dhe tre zevendesues, perfaqesues te forcave politike te Kuvendit, por cka eshte me e rendesishme, perfaqesues te nje populli martir, qe aq shume sakrifikoi per lirine dhe pavaresine e vet!

Arritje historike! Frymezim dhe pergjegjesi per te ecur ne rrugen e integrimit europian!”, shkruan Dokle.

SHKARKO APP