Dokument/ Si u manipulua i raportit të autopsisë së Astrit Deharit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, më datë 18 nëntor 2016, ka lëshuar raportin e autopsisë me një trik, për të manipuluar me shkaqet e vdekjes se Astrit Deharit.
Raporti nuk e thotë askund se Astit Dehari te ketë vdekur nga vetëlëndimet, ata thonë se vdekja është e dhunshme dhe asfiksia, apo bllokimi i rrugëve te frymëmarrjes ka qenë me mjet të fortë, dhe se për shkak te kësaj ka ardhur deri te ndalja reflektor e punës së zemrës, ne ketë rast është keqpërdorur nga raporti i obduksionit nga prokuroria duke i paraqitur lëndimet si hezituese, janë dy raporte të obduksionit dhe qëllimisht renditja në njërin është shënuar me numra nga 1 – 4, dhe në tjetrin raport nuk ka fare numra, shkruan Zeri.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, më datë 18 nëntor 2016, ka lëshuar raportin e autopsisë me një trik për të manipuluar me shkaqet e vdekjes se Astrit Deharit. Në faqen e fundit, radhit këto pika. I njëjti ka lëshuar raport një ditë më vonë me faqen e fundit pa radhitje numerike.
- Vdekja e tani të ndjerit Astrit Dehari, ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike nga mbyllja(bllokimi) i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nga mjeti i konsistencës solide(të fortë)
(Këto janë pikat brenda raportit që raporti i obduksionit i nxjerrë si shkaktarë të vdekjes së Astritit)
- Mekanizmi i vdekjes mund të shpjegohet me “ndaljen reflektor të punës së zemrës” (nga refleksi vazovagal), mbase edhe i shoqëruar me ngacmimin autonom të pleksusit nervor laringal-spazëqm laringale.
(Këto janë pikat brenda raportit që raporti i obduksionit i nxjerrë si shkaktarë të vdekjes së Astritit)
Dhe në pikën e (3) thotë se “Dëmtimet e shkaktuara në pikën 1 dhe 2 , me besueshmëri janë dëmtime të vetëshkaktuara ”hezituese”, të cilat kanë qenë të shoqëruara me gjakderdhje të jashtme, por të cilat nuk kanë çuar në shok. Mirëpo, në raportin e dytë të datës 19.11.2016, faqja e fundit heq radhitjen me numra, sepse përshkrimet në 1 dhe 2 brenda raportit të autopsisë përshkruajnë dëmtimet në qafë dhe në dorë.
Pikat (1) dhe( 2) në të cilat i referohet raporti i obduksionit janë këto përshkrime të dëmtimeve:
- Në anën e djathtë të qafës rreth 4 cm nën nofullën e poshtme dhe rreth 4 cm mbi klavikulën e djathtë paraqiten gërvishtje lëkurore gjatësore pothuajse paralele njëra me tjetrën, në pozicion të pjerrët në raport me boshtin gjatësor të trupit, me ngjyrë të kuqe në vjollcë, me gjatësi nga 7 cm deri me 9 cm, me gjerësi 1-2 mm dhe me thellësi rreth 1 mm. Këto gërvishtje ndodhen në formë të tufave (gjithsej tri) me nga tri deri katër gërvishtje. Buzët e këtyre gërvishtjeve janë të lëmuara, të rregullta dhe me primesh gjaku. Këto gërvishtje, bazuar në karakteristikat e tyre me besueshmëri janë të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjeti të mprehtë, me teh të ngushtë të cekët, i cili ka vepruar me mekanizëm tangjencial të veprimit duke shkaktuar dëmtime sipërfaqësore lëkurore.
2: Në pjesën e poshtme të brendshme të parakrahut të dorës së majtë (byzylyku i dorës) ndodhen tri gërvishtje në formë gjatësore, pothuajse paralele njëra me tjetrën, ku gërvishtja e mesme, në njërin skaj të saj paraqet në formë dycepëshe. Këto gërvishtje janë me ngjyrë të kuqe, me buzë relativisht të rregullta, me gjatësi nga 3 cm deri në 5 cm, gjerësi rreth 1-2 mm dhe thellësi rreth 1 mm dhe janë pothuajse në kënd të drejtë me boshtin gjatësor të dorës. Këto gërvishtje, me besueshmëri janë shkaktuar me mjete me veçori të ngjashme të mjetit të përshkruar në pikën 1 ose me ndonjë mjet të ngjashëm.
Edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, thotë se atij i janë dorëzuar dy raporte në dy data të ndryshme, i pari me tendencë manipulimi të opinionit publik. “Është keqpërdorur nga raporti i obduksionit nga prokuroria duke i paraqitur lëndimet si hezituese, janë dy raporte te obduksionit dhe qëllimisht renditja ne njërin është shënuar me numra nga 1 deri 4, dhe në tjetrin raport nuk ka fare numra”, ka bërë të ditur për gazetën ”Zëri” avokati Gashi.