Dokumentacioni i Trepçës është vjedhur nga Serbia
Kosova E Mërkurë, 7 Prill 2021 17:46
Halil Çela, ish drejtori i përgjithshëm i Trepçës ka pohuar se qeveria e Kosovës ka në dorë pak gjëra për Trepçën. Sipas tij shteti kosovar nuk disponon asnjë dokument të saj.
Këto deklarata Halil Çela i ka bërë në një emision në " TV Mitrovica" ku merrnin pjesë shumica e atyre që konsiderohen ekspertë për “Trepçën”. Ish drejtori gjeneral i “Trepçës” deklaroi se “Trepça” dhe institucionet e Kosovës mund të dinë vetëm për borxhet e pretenduara, por nuk mund të dihet se kush i ka ngelur borxh “Trepçës”, pasi dokumentacioni i “Trepçës” është vjedhur nga Serbia.
Ky problem nuk është ngritur në opinion prej 15 vite dhe është hera e parë që ish numri një i “Trepçës” e thotë këtë publikisht.