Dokumentari/ Kush e pengon Hashim Thaçin për president
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=bitZQM8yd-w” width=”560″ height=”315″]
Ish- kryeministri i Kosovës, aktualisht zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, është i bindur se do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, madje një President me konsensusin më të gjerë politik, “sa i përket vullnetit të popullit, të përfaqësuar përmes deputetëve në Parlament”. Mirëpo duket se vështirësitë e tij në këtë muaj shkurt, plot tetë vjet pasi pati fatin e madh të bëhet shpallësi i pavarësisë së Kosovës, nuk do të kalohen kollaj. Fillimisht për Hashim Thaçin kanë deklaruar se nuk do të votojnë disa deputetë të koalicionit të tij qeverisës. Sfida e dytë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që penalizoi edhe presidentin Pacolli dhe që kërkon që shumica e deputetëve të jenë në sallë në momentin e votimit. Një sfidë e tretë është edhe ajo e opozitës që është zotuar me tym dhe flakë se nuk do ta lejojë zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
Pikërisht nëpër këto vështirësi ka kaluar edhe dokumentari i gazetarit të Express, Leonard Kërquki, i cili u transmetua dy ditë më parë nga Klan Kosova.