Donika Gërvalla për Tony Balir: Ai ishte mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka mirëpritur mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës, ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Gërvalla në një postim në Facebook, ka shkruar se gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij.

“Mbrëmë pata privilegjin e jashtëzakonshëm t’i uroj mirëseardhjen në Republikën e Kosovës ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair. Gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij, duke qenë ndër figurat kryesore të nismës së përbashkët të 19 shteteve anëtare të NATO-s për ndaljen e luftës dhe gjenocidit në Kosovë”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka shtuar se si mik i madh i Kosovës, Blair do të marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“Sot, ai do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne”, ka shkruar Gërvalla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?