Donika Gërvalla pritet të propozohet për Ministre të Punëve të Jashtme

Donika Gërvalla Schwars, që i është bashkuar Listës “Guxo”, të Vjosa Osmanit, pritet që të propozohet nga Albin Kurti për të udhëhequr Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sipas Gazeta Express, ajo është radhitur në mesin e shumë të votuarve në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke siguruar vend në Kuvendin e Kosovës.

Donika Gërvalla ka qenë pjesë e LDK-së nga viti 1991. Në vitin 2015 ajo është emëruar kryetare e LDK-së në Gjermani. Pas disa përplasjeve me LDK-në, Gërvalla në vitin 2018, ajo është larguar nga partia.

Java e ardhshme do të jetë javë finale për krijimin e institucioneve të reja. Të hënën pritet që pas konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe qeveria e re.

SHKARKO APP