Dorëhiqet kreu i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.

Krerët shtetërorë i kishin kërkuar Smakajt që të japë dorëheqje brenda kësaj jave. Po ashtu Bashkim Smakajt i ishte thënë se nëse ai nuk jep dorëheqje, atëherë do të shkarkohet. E për të mos u shkarkuar, Smakaj e ka pranuar formën me të lehtë të të larguarit, dorëheqjën.

Mediat kosovare skruajnë se kjo dorëheqje vjen pas një serie skandalesh të kësaj agjencie, dhe ngritjes së dyshimeve serioze për angazhimin e AKI-së në operacionin për kthimin e Erion Zenës në Kosovë.

Disa zyrtarë të AKI-së janë larguar nga puna për shkak të aferave të ndryshme.

SHKARKO APP