DOSJA E HAGËS/ 87 të vrarë, emrat dhe vendet: Për çfarë akuzohen Thaçi, Veseli dhe të tjerët
Prokurorët e Hagës kanë hartuar një dosje voluminoze ndaj drejteusve të të Ushtrisë Cclirimtare të Kosovës. Në këtë aktakuzë që disponohet nga Abc News, listohen Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Prokurorët e Hagës, siç shkruhet edhe në dosjen hetimore, kanë listuar numrin e personave të vrarë, të torturuar dhe të zhdukur në kampët e dënimit të UÇK-së.
Siç shkruhet në dosje, një pjesë e personave që kanë kryer këto krime, pra vrasje apo tortura janë ushtarë të identifikuar nga prokurorët e Hagës.
Në dosje janë tre lista emrash me të vrarë në zona të ndryshme të Kosovës, të cilët janë konsideruar si bashkëpunëtorë të regjimit të Millosheviçit apo kundërshtarë të UÇK-së, ndërsa nuk mungojnë edhe torturat ndaj komuniteteve të tjera, siç janë romët apo malazezët.
Në total, dosja e prokurorëve të Hagës që akuzon Thaçin, Selimin, Krasniqin, Veselin dhe Sylën, liston plot 87 viktima të tre lista të ndryshme të vrarësh në zona të ndryshme të Kosovës.
Lista e parë është me 59 të vrarë apo të vdekur gjatë mbajtjes në kampet e UÇK-së, të cilët janë kryesisht shqiptarë, por edhe malazezë apo bosnnjake.
Lista e dytë përbëhet nga 12 të vdekur dhe bëhet fjalë në zonën e malit të Berishës dhe në Llapushnik, kurse lista e tretë përbëhet nga 16 të vdekur dhe përmban emrat e disa personazheve që UÇK i ka cilësuar si spiunë apo bashkëpunëtorë të Serbisë së Millosheviçit.
Mes të vrarëve në këtë listë të gjatë është edhe ish-nënkryetari shqiptar i partisë Socialiste të Serbisë, Maliq Sheholli, si edhe Dalip Dugolli, i cilësuar si njeriu i besuar i regjimit të Millosheviçit në Pertreshnicë, pranë Shtimes.
Në faqet e para të dosjes, prokurorët kujdesen që të theksojnë se ajo duhet të lexohet duke patur parasysh faktin se bazohet mbi dëshmi dhe jo specifikisht mbi prova që i lidhin direkt të akuzuarit me krimet në fjalë.
Por, më poshtë prokurorët theksojnë se për të kryer krime të tilla duhet që vartësit të kishin besimin e eprorëve të tyre dhe zakonisht ngjarje të tilla raportohen sipër.
Megjithatë, në rastin e vrasjes së Azem Dobrunës, Palush Sylës dhe Idriz Nishorit, prokurorët thonë se urdhri ka ardhur nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Vrasjet e pasqyruara në dosjen e Hagës për Thaçin, Veselin, Sylën, Krasniqin dhe Rexhep Selimin:
Të vrarë në Jabllanicë, prill-korrik 1998:
-Jah Bushati
-Luz Gjoka
-Nenad Remistar
-Boshnjak i paidentifikuar
-3 malazeze te paidentifikuar
-Skëndër Kuqi
-Pal Krasniqi
-Shaqe Berisha
Të vrarë në Likoc, maj 1998-janar 1999
-Riza Krasniqi
-Ismet Demaj
-Bardhec Laci
-Fehmi Mulaku
Të vrarë në Llapushnik, maj – korrik 1998:
-Elmi Sinani
-Hamdi Sinani
-Afrim Qeriqi
-Ajet Gashi
-Sherif Jetullah
-Tafa Jetullah
-Kadri Jetullah
-Fehmi Tafa
-Emin Jetullah
-Riza Rexhaj
-Shaban Hoti
-Stamen Genov
-Daut Gashi
Të vrarë në Drenoc qershor – korrik 1998
-Hidaj Popaj
-Bedri Berisha
-Samedin Berisha
-Sali Berisha
-Muharrem Dema
I vrarë në Malisheve, korrik 1998
-Shani Raba
Vrarë në Barë, gusht – shtator 1998
-Milan Stankoviç
-Sabit Berisha
Vrarë në Qirez/Baicë, 20-22 shtator
– 6 persona të identifikuar
Të Vrarë në Llapashticë, tetor 1998-mars 1999
-Idris Svarqa
-Avdyl Avdyli
-Rushit Ballovci
-Agim Musliu
-Dragan Ralic
-Mustafe Pllana
-Hetem Jashari
-Petrit Bajcinovci
Të vrarë në Shalë, tetor – nëntor 1998:
-Jakup Kastrati
-Cen Desku
Të vrarë në Kleckë, shkurt-maj 1999:
-Miljan Mitrovic
-Sherafedin Ajeti
-Jakup Muharremi
-Islam Qardaku
-Naser Hasani
Të vrarë në Zllah, prill 1999:
-Driton Babiqi
-Rahim Gashi
-Latif Krasniqi
Të vrarët në listën e tretë:
-Behxhet Mucaku
-Shukri Krasniqi
-Faik Bellopaja
-Maliq Sheholli
-Fazlli Hasani
-Jusuf Halitaj
-Fehmi Halitaj
-Mehmet Gashi
-Hetem Dobruna
-Palush Syla
-Idriz Nishori
-Ali Qellopeku
-Ramiz Leku
-Qamil Gashi
-Dalip Dugolli
-Mustafa Kurti.
/abcnews.al