Dritan Demiraj vlerëson aktin e Haradinajt: Dihen ‘orkestruesit’ e thirrjes nga Gjykata Speciale

Kolonel Dritan Demiraj, vlerëson aktin e dorëheqjes së Dritan Demirajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, pas thirrjes nga Gjykata Speciale në Hake.

Për të, tani mbetët të shihet se kush e ka orkestruar këtë veprim, edhe pse, shton Demiraj, dihet se kush fshihet, duke aluduar për kryeministrin Rama, presidentin Thaçi dhe Aleksander Vuçiçin.

“Të gjithë ata që janë bërë pjesë e procesit antikombëtar të ndarjes së Kosovës (qoftë në Shqipëri dhe Kosovë) përveçse do të hyjnë në histori si Esadista dhe antishqiptarë duhet të abandohen përfundimisht politikisht nga populli jonë”,

Statusi i plotë:

Lufta çlirimtare e UÇK-së dhe e drejtuesve të saj ka dëshmuar se ka qënë e drejtë dhe vendimtare për ardhmërinë e Kovovës. Padyshim që roli i familjes Haradinaj është i veçantë. Ky burrë tregoi për herë të dytë se përpara karriges do vendin.

Tani nuk ngelet gjê tjetër veçse të shohim prapavijën dhe kush qëndron prapa kësaj dorëheqje të burrit të shtetit Ramush Haradinaj (megjithëse dihet nga të gjithë). Të gjithë ata që janë bërë pjesë e procesit antikombëtar të ndarjes së Kosovës (qoftë në Shqipëri dhe Kosovë) përveçse do të hyjnë në histori si Esadista dhe antishqiptarë duhet të abandohen përfundimisht politikisht nga populli jonë.

Komandant deri në fund me ty dhe çështjen kombëtare dhe vetëm të bashkuar do ja dalim që tradhtarët ti çojmë atje ku e kanë vendin, në plehrat e historisë.

Kosovë, Shqipëri: Të gjithë kundër tradhëtisë!

SHKARKO APP