“Duhen dy për tango”, Thaçi mesazh BE-së nga Brukseli: Të mbajë premtimin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot në Bruksel ku pritet të marrë pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga ‘Friends of Europe’.

Presidenti ka shkruar në rrjetet sociale se Kosova është e vendosur të ecë përpara, por premtimi si liberalizimi i vizave duhet të realizohet.

Duke iu referuar një shprehje e cila thjotë “Duhen dy për ‘tango”, Thaçi thotë se do të flasë në aktivitetin ku është ftuar i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së.

“Duhen dy për ‘tango”. Nesër do të flas në Bruksel në organizimin e ‘Miqtë e Evropës’, i dedikuar për shpresat dhe realitetin e marrëdhënieve mes Ballkanit dhe BE-së. Kosova është e prirë të ecë përpara, por duhet të shohim përmbushjen e premtimeve siç është liberalizimi i vizave”, shkruan Thaçi në Twitter.

SHKARKO APP