Dy ditë pas zgjedhjeve, Ambasadori amerikan në zyrën e Albin Kurtit

Dy ditë pas zgjedhjeve në Kosovë të cilat nxorën fitues Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, ambasadori amerikan Philip Kosnett ka shkuar sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kosnett ka mbajtur takim me liderin e këtij subjekti, Albin Kurti.

Telegrafi mëson se së shpejti do të ketë një komunikatë për media lidhur me atë se çfarë kanë diskutuar në takim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmë ka përfunduar procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV është e para me 47,85% apo 378,550 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?