Dy gjëra që Kosova duhet t’i dijë pas “Brexit”
Drejtori i i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook ka shkruar për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij që nga sot projekti i BE-së do të jetë shumë i largët për Kosovën.
Projekti i BE-së do të vazhdojë, por nga sot, do të jetë shumë më i largët për räjonin e vendin tonë. Zgjerimi, në këtë periudhë, do të jetë një temë e padëshiruar në Evropë. Ne nuk kemi as kohë e as llogari të presim për diçka që s’është as afër e as në rrugë të mirë. Të gjitha energjinë për integrim në BE duhet të kalojnë në integrimin në NATO. Kjo nuk na bën më pak të interesuar për një BE pa Britani, por më të mençur në ndjekjen e një projekti më të sigurt. Projekti NATO, sikurse në rastin e Shqipërisë, mund të jetë i largët gjithashtu, porse mbetet padyshim edhe më i mundshëm dhe më i sigurt. Në një Ballkan të sotshëm, aleanca ushtarake me SHBA-në, Britaninë e Evropën bashkë, mbetet shumë më prioritare se çfarëdo aleance tjetër politike”, shkruan ai./KosovaPress//m.m/