Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 63 numri i personave të prekur

Në Kosovë këtë të martë janë konfirmuar dy raste të reja të infektuar me koronavirus duke e çuar në 63 numrin e personave të prekur gjithsej.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, e që numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 63.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK u testuan 42 mostra nga të cilat dyshohej se mund të jenë të infektuara me koroanvirus.

Nga 42 mostra të testuara, dy prej tyre kanë rezultuar pozitive, pra kanë koronavirus.

SHKARKO APP