Dy raste të reja me koronavirus, rriten të infektuarit në Kosovë

Dy raste të reja janë konfirmuar mbrëmjen e kësaj të premteje në Kosovë duke e çuar në 88 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Sot janë testuar 108 mostra të marra në rastet në terren nga Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK.

Sipas IKSHPK bëhet me dije se një nga rastet është në Prishtinë dhe tjetri në Gjakovë, që të dyja raste të kontaktit.

Me këto dy raste, numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë shkon në 88.

SHKARKO APP