Dy të moshuar humbin jetën, shkon në 56 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë
Dy persona me koronavirus kanë humbur jetën në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Betejën me Covid-19 e ka humbur një 71-vjecar nga Prishtina dhe një 83-vjecar nga Mitrovica.
Lajmin e ka konfirmuar Klinika Infektive në raportin 24 orësh, ndërsa njoftohet se dy viktimat kishin sëmundje të tjera shoqëruese.
Njoftimi:
“Dje me datë 01.07.2020 në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti F.G. moshës 71 vjeq nga Prishtina me diagnozën Covid 19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, si dhe sot me datën 02.07.2020 në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti F.M. moshës 83 vjeq nga Mitrovica, I cili përpos infeksionit me Covid 19 kishte edhe sëmundje shoqëruese.”