Dy viktima dhe 183 raste te reja me Covid-19 në Kosovë

Kosova ka regjistruar dy viktima dhe 183 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH) më 20 shkurt.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2,787 mostrave. Sipas kësaj shifre, i bie që 6.56 për qind e të testuarve kanë rezultuar me sëmundjen COVID-19. Në 24 orët paraprake, sipas MSH-së, janë shëruar edhe 713 pacientë.

Raste aktive janë 4,541. Sa i përket vaksinimit, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 579 doza të vaksinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani, në total janë administruar 1,807,323 milion doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?