Dy viktima në 24 orë në Deçan, reagon Ministri i Shendetësisë: Nuk kanë lidhje me rastet e helmimit nga uji

Pas vdekjes së dy pacientëve në Deçan të Kosovës, të lidhur me helmimin nga uji i çezmës, ka reaguar Ministri i Shëndetësisë.

Arben Vitia në një deklaratë për mediat kosovare është shprehur se dy vdekjet në 24 orët e fundit në vend nuk kanë lidhje me rastet e helmimit nga uji i linjës.

Gjatë një vizite në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ai deklaroi se qeveria ka hartuar një listë barnash që do të trajtohet me prioritet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësuese. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, ka thënë Vitia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët gjatë ditës së sotme, mediat kosovare shkruanin se kanë ndërruar jetë 2 persona të lidhur me rastet e helmimit të mbi 900 personave në Deçan nga uji i rubinetit.

Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”. Ndërkaq Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) deklaroi dje se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre kanë gjetur koloni të dyshuara të baktereve.

Megjithatë, drejtori i IKSHPK, Naser Ramadani, deklaron testimet duhet të vazhdohen të bëhen në laborator, duke shtuar se shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?