Dy vjet nga marrëveshjet e pazbatuara të Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit

Dy vjet më parë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nënshkruan në Bruksel marrëveshjen që përfshinte katër çështje të fushave të ndryshme. Punimet për revitalizim janë ndalur, e Ura e Ibrit, ende nuk u lëshua për qarkullim.

Por, sa i përket kodit telefonik, +383, Kosova e ka marrë, por ai do të jetë i mundur për qytetarëve gjatë vitit që vjen. Ndërkohë, në nivelin zero ka mbetur themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që nga pala kosovare u deklarua se do të bënte që strukturat paralele të Serbisë të zhdukeshin.

Në të njëjtat kushte ngelet edhe marrëveshja për energjetikën, njofton Klan Kosova. Ndërkohë, shefi i qeverisë në Prishtinë, Isa Mustafa, dy vjet pas vënies së firmës në Bruksel, e pranon se ka problemën të mëdha në Implementimin e marrëveshjes me Vuçin, por ka edhe progres. /K.Kosova

SHKARKO APP