Dyshime për korrupsion, nën hetim katër deputetë shqiptarë

Katër deputetë shqiptarë janë duke u hetuar për korrupsion. Lajmin  e ka bërë të ditur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka,në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Beka ka treguar se për korrupsion, po ashtu, janë duke u hetuar edhe ministra, zëvendësministra, kryetarë komunash, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit në Kosovë.

Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë se gjykatat e Kosovës janë fajtore për hedhjen poshtë të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por edhe nga prokuroritë e tjera në të gjithë vendin.

I pari i Prokurorisë së Prishtinës ka bërë të ditur se katër deputetë të Kuvendit të Kosovës po hetohen për korrupsion, por s’ka përmendur emra me arsyetimin se mund të dëmtohen hetimet.

SHKARKO APP