Dyshohet se i vodhi 100 mijë euro ish-deputetit të LDK-së, pranga një të mituri në Prizren

Në shtëpinë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, në Prizren, kanë hyrë dhe i kanë vjedhur rreth 100 mijë euro. Një ditë orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar një të mitur, si të dyshuar se ka kryer këtë vepër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mon Karavida” në Prizren mbrëmjen e së shtunës.

Ish-deputeti Xhavit Ukaj ka treguar sesi ka ndodhur ngjarja.

“Përveç 100 mijë euro para kesh, ka edhe ar të vjedhur dhe dëmtime brenda shtëpisë. Rasti ka ndodhur në periudhën kohore 20:20 deri 22:20 kur ka qenë duke u zhvilluar finalja Liverpool–Real”, ka treguar ish-deputeti Ukaj.

SHKARKO APP