E akuzoi për dërgim të gazit në Shqipëri, Pacolli paralajmëron padi ndaj Alma Lamës
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar padi ndaj ish-ambasadores së Kosovës në Itali, Alma Lamës. Pacolli përmes një shkrimi në Facebook e ka quajtur Lamën gënjeshtare duke thënë se e njëjta ka shpifur. “Lexova sot deklaratën e një gënjeshtareje që paska shpifur se gjoja unë qenkam i përfshirë në dërgimin e gazit lotsjellës në Shqipëri! Personi në fjalë ka shpifur qëllimshëm në llogari timen dhe për këtë akt, gënjeshtra e saj do të verifikohet në Gjykatë”, ka shkruar Pacolli.
Mbrëmë, ish-ambasadorja Lama ka shkruar se Pacolli kishte premtuar se do t’i jepte 1 milion euro për tërmetin në Shqipëri, mirëpo, ka dërguar 500 granata helmi, gaz lotsjellës. “Premtoi se do të jepte 1 milion euro për tërmetin në Shqipëri, por, dërgoi 500 granata helmi, gaz lotsjellës”, ka shkruar Lama.
https://arkiva.kohajone.com/zyrtare-nga-kosova-thaci-gaz-lotsjelles-per-ramen-kunder-protestuesve-te-opozites-ne-shqiperi/