E ardhmja në duart e qytetarëve?!
Gjatë ditëve që kaluan isha në Kosovë, ku takova shumë miq nga të gjitha anët. Çdonjëri shprehte pa kënaqësitë e veta lidhur me situatën dhe qeverisjen aktuale në vend. Ne si mërgimtar jemi shumë të shqetësuar për situatën e cila ka kapluar tani e sa vite vendin tonë. Të shqetësuar, pikërisht për situatën politike e cila tani e sa kohë as që të japë përshtypjen se do të ketë përmirësime. Gjithsecili nga ne e di se pa një stabilitet politik nuk mund të ketë asnjë zhvillim, në asnjë fushë.
Stabiliteti politik garanton zhvillimin ekonomik për të cilin qytetarët e Kosovës kanë nevojë më së shumti, stabilitet politik është përgjegjësia e politikaneve që duhet të përfaqësojnë me dinjitet interesin e vendit dhe qytetarit. Stabilitet politik është kur arrijnë të kesh rend dhe ligjë, kur arrinë të kesh raporte të mira nderë etnike brenda për brenda sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Duke ju krijuar kushte të mira t`gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh i cilës etni apo fe i takon. Stabilitet politik është të keshë raporte të mira nderë fqinjësore dhe të përshtatemi me agjendat evropiane. Shoqërisht përshtatemi shumë mirë, ku unë jam shumë i kënaqur dhe krenar sepse tregojmë kulturë dhe deri me tani përfaqësojmë Kosovën mjaftë mirë. Stabilitet për vendin është të arrish ta luftosh korrupsionin, të kemi (0) tolerancë për këtë fenomen sepse ky është një nderë fenomenet më të rrezikshëm për shoqërinë kudo në botë. Të kesh stabilitet në të gjitha këto fusha është një gjë e mundshme besojë unë dhe askush nuk mundë të më thotë se nuk është e mundur.
Pyetja mbetet se, a mund të sjellë një stabilitet kjo qeverisje aktuale ?!!! Jo, sepse pozita ka hargjuar çdo kredit që ka pasur për ti ofruar qytetarit të Republikës së Kosovës. Kanë kaluar 17-të vite dhe nuk përmbushen asnjë kërkesë të qytetarit, ata luftuan që qytetarit të ja humbin edhe dinjitetin dhe ende mendojnë se qytetarit i kanë vjedhë apo varrosur besimin. Jo, unë mendoj dhe kam besim të plotë se qytetari është si asnjëherë më parë i vetëdijshëm se Kosova ka mjaft njerëz të mirë, të guximshëm dhe me mendime pro evropiane që kanë besim ne të dhe se do ta mbështesin në përmbushjen e kërkesave të tyre. Kosovës nuk i duhen ata njerëz të cilët mendojnë që kanë “mendim“ pro evropian kurse korrupsioni as që luftohet edhe pse është kushte nga Evropa.
Unë jam shumë i sigurt që Kosova ka njerëz të tillë që kanë guximin të luftojnë korrupsionin në mënyrën ma kategorike dhe që janë në gjendje të qojnë proceset para pa e dëmtuar qytetarin e Kosovës për ti siguruar vendit stabilitet. Ne mendje po me bie tani një thënje e te madhit Nelson Mandela: “nëse për të jetuar duhet të përulesh… Atëherë çohu dhe vdis… !!!“ Kështu që tani kemi mjaft arsye për tu zgjuar dhe për ta ndëshkuar një qeverisje të keqe me formën ma demokratike e që ajo është vota e lirë.