E çuditshme! Një deputet shqiptar kundër nderimit të Skënderbeut

Dje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 549-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut. “Si sot, 549 vjet më parë, ndërroi jetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve. Heroi ynë kombëtar ishte i pari që realizoi një bashkim politik të shqiptarëve në Besëlidhjen e Lezhës dhe për çerek shekulli ndali perandorinë më të fuqishme të kohës që të depërtonte në zemër të Evropës. Me luftën e tij të paepur, ai i dëshmoi mbarë botës se edhe një popull i vogël si yni mund t’i bëjë ballë një fuqie të madhe në luftë të drejtë për liri. Figura e Skënderbeut ka mbajtur të pashuar dashurinë e shqiptarëve për liri dhe orientimin tonë gjeopolitik drejt perëndimit. Vepra e tij frymëzoi rilindjen tonë kombëtare, qëndresën ndaj pushtuesve, luftën çlirimtare në Kosovë dhe do të na frymëzojë edhe në të ardhmen për konsolidimin e shtetit tonë të pavarur e sovran”, ka shkruar Thaçi.

Por, deputeti shqiptar në Kuvendin e Kosovës, Gëzim Kelmendi, është irrituar pse Thaçi ka thënë që Skënderbeu ka luftuar kundër pushtuesve. Sipas tij, Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese në trevat shqiptare, pasi shqiptarët u bënë me dëshirë pjesë e saj.

“I nderuar President Thaçi,

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot paskeni uruar ditëlindjen e Skënderbeut. Ajo çka më bëri përshtypje në urimin e juaj është fakti se perandorinë osmane e cilësoni pushtuese. Është e drejtë edhe e juaja edhe e imja të kemi mendime të ndryshme për perandorinë osmane. Ju, para disa ditëve ishit në vizitë zyrtare te Presidenti i Republikës së Turqisë Erdogan, ku u pritet me nderimet më të larta shtetërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Erdogan ka bërë dhe vazhdon të bëj shumë për Kosovën, dhe ky epitet që sot ja dhatë perandorisë osmane, duke e quajtur pushtuese, ju e goditët keq Erdoganin, e goditët keq Turqinë dhe gjithë ata shqiptarë që perandorinë osmane nuk e cilësojnë pushtuese. Mos harroni se ju jeni President i Kosovës, dhe deklarat e tilla nuk i bëjnë mirë raporteve Kosovë -Turqi. Ditë më parë ju ishit ndër ata që urdhëruat kthimin e trenit rus mbrapa në serbi ( për hirë të korrektësisë, ju kam cituar si një ndër meritorët). Por, çka nëse Serbia nuk ndalet me kaq?

A do të mundesh të kërkosh ndihmë nga Turqia nëse Serbia kërcënon ushtarakisht Kosovën? Deri me tani përveç investimit turk në Kosovë mbi 350 milion dollarë, Turqia ka dhuruar autoblinda policore-ushtarake, është duke investuar në shkollimin e pilotëve, policëve dhe oficerëve tanë në vendin e saj. Është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe vazhdon të loboj për pavarësinë e Kosovës. Nëse i referohemi termit të juaj ” pushtues” për perandorinë osmane, mos harro se pjesë përbërëse e kësaj perandorie osmane kanë qenë shumë shqiptarë, dhe sipas jush ne i kemi vetpushtuar trevat tona.

Unë dhe shumë qytetarë të Kosovës e dijmë mirë pse e ke uruar ditëlindjen e Skënderbeut, pse po përkulesh para varrezave serbe ku shkruan se janë të vrarë nga “terroristët shqiptarë”. Por nuk të ka hije, je President i një vendi për të cilin është derdh shumë gjak, dhe mos e shkatërro këtë vend për interesa personale” ka shkruar deputeti Kelmendi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?