Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për dokumentet
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, njoftoi më 27 gusht se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy vendeve.
“Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë”, tha Borrell me anë të një postimi në Twitter.
Kosovo Serbs, as well as all other citizens, will be able to travel freely between Kosovo & Serbia using their ID cards. The EU just received guarantees from PM Kurti to this end.
This is a European solution. We congratulate both leaders on this decision & their leadership
(2/2)— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022