E FUNDIT/ Sulmi terrorist në Vjenë: 12 të dyshuar nga 16 në 25-vjeç, me origjinë nga Kosova, Çeçenia e Bangladeshi
Për sulmin terrorist në Vjenë, sipas raportimit të mediave vendase, janë 12 të dyshuar.
Të dyshuarit raportohet të jenë mes 16 dhe 25 vjeç dhe të gjithë kanë lindur në Vjenë, Kosovë, Bangladesh, Shën Pölten, Çeçeni dhe Mödling.
Mediat e huaja raportojnë se një prej 4 viktimave nga sulmi terrorist në Vjenë është shqipar.
Ato e kanë identifikuar viktimën si Nexhip Vrenezin, nga struga e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë nga pala tjetër, po ashtu kishte shqiptarë, pasi autor kryesor i sulmit ishte Kujtim Fejzullahu nga Maqedonia e Veriut i cili mbeti i vrarë nga forcat e policisë austriake pasi qëlloi mbi disa civilë e policë.
Po ashtu të përfshirë në këtë ngjarje dyshohet se janë dhe 12 të dyshuar të tjerë, prej të cilëve dhe shqiptarë nga Kosova, prej tyre, 10 jetojnë në Vjenë dhe 2 në Shën Pölten.
Sipas informacioneve të brendshme, shkruajnë mediat vendase, të rinjtë e lindur në Austri kanë të gjithë origjinë të huaj, kryesisht çeçenë dhe evropianojuglindor.
Ndërkohë, terroristi i cili u ekzekutua është identifikuar si Kujtim Fejzullahi, i cili kishte nënshtetësi austriake dhe maqedonase.
Mediat austriake deklarojnë se Fejzullahi ka qenë futbollist në qytetin e Mödling në adoleshencë, por aty ka rënë në kontakt me ekstremistë islamikë apo simpatizantë të ISIS që e kanë futur në rrugën e radikalizimit.