“E kemi forcuar ushtrinë”/ Para takimit me Kurtin, Vuçiç thotë: Nuk më shkon mendja për luftëra

Para takimit me Albin Kurin në Bruksel, presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri të ditur se ai gjatë bisedimeve do të mbrojë deri në fund interesat e qytetarëve të Begradit. Po ashtu ai u shpreh i bindur se bisedimet me Kosovën nuk do të përfundojnë me konflikt, edhe pse ka shtuar armatimin e ushtrisë.

“Nuk me shkon në mendje që situata mund të përfundoje me luftëra dhe konflikte, megjithëse ne e kemi forcuar ushtrinë tone. Ne e kemi bere kete vetem për të shmangur rrezikun dhe të ndihemi të sigurtë.Unë do të mbroj me vendosmëri interesat tona shtetërore në dialogun me Prishtinën.Unë kam pasur sukses duke bere kete për pesë vitet e fundit”.

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiçit do të zhvillohet nesër. Më hertë kryeministri Kurti thase në takimin e dytë me Vuçiç do të paraqesë pikat kryesore të cilat sipas tij janë bazike për përmirësimin e marrëdhënieve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?