E kërkoi opozita, shkarkohet ministri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Nenad Rikalon nga posti i ministri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Rikalon për bashkëpunim.

“Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, shkroi Haradinaj.

Partia opozitare, Partia Socialdemokrate e ka kushtëzuar Qeverinë e Kosovës që në këmbim të votës për Projektbuxhetin për vitin 2019, të lirojë nga detyra ministrin Rikalo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?