E mbyllur që nga 24 shtatori, hapet pika kufitare në Bërnjak
Kosova E Mërkurë, 4 Tetor 2023 12:48
Është hapur, mëngjesin e së mërkurës, pika e kalimit kufitar Kosovë-Serbi në Bërnjak, e cila u mbyll pas ngjarjeve të rënda në veri të Kosovës.
Më 24 shtator, polici Afrim Bunjaku u qëllua për vdekje me armë zjarri, ndërsa një koleg i tij u plagos nga një grup terrorist i udhëhequr nga Milan Radoiçiç.
Për gati 10 ditë, ajo qëndroi e mbyllur, ndërsa rreth orës 08:00 është hapur dhe po funksionon normalisht.