E ndaluar kategorikisht dalja pa maska, qeveria shpalos masat e rrepta
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka paralajmëruar masat e reja të vendosura nga autoritetet e vendit, në luftë me koronavirusit, ky personave fizik u lejohet të dalin vetëm për një orë e gjysmë në ditë, në bazë të numrave të letërnjoftimit.
Vendimet e prezantuara në konferencë për media do të hyjnë në fuqi nga data 15 prill dhe do të zgjasin deri më 4 maj.
Ndër të tjera thuhet se secili person që del jashtë është i obliguar të ketë maskë. Këto janë disa nga masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë:
- Secili person që del jashtë është i obliguar të vendosë maskën.
- Ndalohet qarkullimi i personave fizik nga shtëpitë e tyre, përvec rasteve me furnizim me mallra të domosdoshme dhe atë 1 orë e gjysë në ditë.
- Gjatë qarkullimit të personave fizik nuk lejohet të shoqërihen nga të tjerët, vetëm në rastet e personave me aftësi të kufizuar.
- Ndalohet dalja e personave mbi moshën 65 vjeçare.
- Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se kanë nevojë për trajtim mjekësor.
- Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se ndonjë është viktimë e dhunës fizike.
- Ndalohet takimi mes personave, vizitat familjare, shoqërore e të tjera.
Kujtojmë se në Shqipëri pavarësisht zërit të ekspertëve për mungesë të maskave në farmaci apo ndonjë këshille jo publike që kryeministri kishte marrë, Edi Rama dhe anëtarë të qeverisë deklaronin se përdorimi i maskave nuk është i nevojshëm nëse nuk jeni mbartës të virusit apo nëse ruhet distance me personat e tjerë.