E pabesueshme!! Forumi Mysliman në Kosovë i quan fashistë gazetarët e vrarë në Paris

Ndërsa gjithë bota dhe komunitete zyrtare fetare myslimane, përfshire dhe Bashkësinë Islamike në Kosovë (BIK) dënojnë ngjarjen në Francë, Forumi i të Rinjve Musliman të Kosovës e quan fashiste revistën 'Charlie Hebdo' dhe fajtor për vrasjen e 12 personave në masakrën e djeshme në Paris, ka bërë Qeverinë franceze.

Deklarata e plotë e FRM'së:

Forumi i të Rinjve Musliman të Kosovës ka parë sulmet që janë kryer në Francë kundër revistës fashiste “Charlie Hebdo".

FRM dënon sulmet kundër gazetarëve dhe medias, ajo i kërkon ambasadës franceze në Prishtinë që ti kërkojë qeverisë së Francës në Paris që të demokratizohet sa më shpejt.

FRM është i mendimit se sulmi që atentatorët francezë muslimanë ndërmorën kundër revistës fashiste “Charlie Hebdo" ka të bëjë me keqfunksionimin e ligjit në Francë.

Revista “Charlie Hebdo" prej shumë kohësh fyente arabët, muslimanët dhe minoritetet në Francë, ndërsa ligji francez bënte sehir.

Sikur ligji të kishte funksionuar në Republikën franceze dhe drejtori Stéphane Charbonnier të ishte burgosur për fyerjet e tij kundër Islamit dhe muslimanëve, kjo tragjedi do ishte evituar.

Franca duhet të mësoj nga Kosova dhe ligjet e saj kundër urrejtjes etnike dhe fetare dhe të nisë dhe burgosë propaganduesit fashistë.

Fajtore për vrasjen e Stéphane Charbonnierit dhe stafit të Charlie Hebdo është qeveria franceze, e cila në mënyrë raciste dhe islamofobike diskriminon dhe poshtëron muslimanët në Francë.

Kjo qeveri e cila të burgos nëse dikush flet kundër çifutëve apo armenëve, në mënyrë të hapur dhe raciste poshtëron muslimanët francezë të cilët i ka kthyer në qytetarë të dorës së dytë.

Në anën tjetër agresionet kriminale të Francës në të gjithë Afrikën dhe Botën Muslimane dhe vrasjet masive që Franca bën nëpër botë janë një tjetër faktor që po kontribuon në tension e madh që ekziston sot në Francë.

FRM i apelon ambasadës franceze në Prishtinë, që në raportin e saj që do i çoj Parisit pas deklaratës sonë, të vërë theksin në faktin që Francës i ka ardhur koha të dorëzohet dhe të lërë pas historinë e saj kolonialiste, imperialiste, arrogante dhe islamofobike.

Ajo duhet të demokratizohet dhe t’i trajtojë muslimanët francezë si qytetarë të barabartë dhe Islamin ta respektojë dhe shpallë fe zyrtare, në paralel me laicizmin-katolik.

SHKARKO APP