E padëgjuar/ Kryeministri Kosovës largon me forcë nga podiumi një grua

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri rolin e badigardit në ceremoninë e organizuar për 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, kur largoi nga foltorja një grua që u prezantua si mbesë e Mehmet Pashë Dërrallës dhe nisi të ankohej për trajtimin që iu bëhej në komunizëm dhe më pas.

Gruaja siç duket nuk ishte programuar të fliste, por ishte ngritur me inisiativën e saj për t’i thënë dy fjalë në ceremoni. Ajo nuk ka mundur ta mbyllë fjalimin, pasi vetë Haradinaj është çuar, e ka kapur për duarsh dhe e ka tërhequr për ta larguar, ndërkohë që këtë detyrë, kryeministri i Kosovës mund t’ia kishte lënë ndonjë prej truprojave të tij. Shikoni videon më poshtë:

SHKARKO APP