E papritur në Kosovë, ja cilat janë grupmoshat më të infektuara nga COVID-19

Virusi COVID-19, që nga 13 marsi kur u paraqit për herë të parë në Kosovë e deri tashi ka infektuar 224 persona, 37 prej të infektuarve janë shëruar kurse 6 kanë humbur jetën.

Komuna e cila ka më së shumti raste është Malisheva, ku deri tash janë konfirmuar 66 persona pozitiv në COVID-19.

Lidhur me situatën e krijuar, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar disa të dhëna dhe karakteristika rreth coronavirusit në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoti ka pohuar se deri me datën 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona, ndërsa kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.
• Pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)
• Të vdekur: 6 persona
• Të shëruar: 37
• Raste aktive 181
• Shkalla e vdekshmërisë: 2.6%
• Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste.
• Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.
• Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare.
• Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%.
• Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste.
• Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theksuar të rasteve pozitive.
• Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, ndërkohë IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë higjienën personale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?