E quajti hajdut, Haradinaj: Jam gati të përleshem fizikisht me Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nxehur keq me një nga kundërshtarët e tij politikë, udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai thotë se është në gjendje të përleshet fizikisht me këdo që e quan atë hajdut.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë kurrsesi që dikush ta ofendojë atë.

“Kush të dojë e kush ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë”, është shprehur Haradinaj në “Rubikon” të KTV-së.

“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajdut, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai.

SHKARKO APP