E rëndë, 59-vjeçari shqiptar godet katër persona në rrugë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Ferizaj, ku një burrë ka gjoditur me thikë 4 kalimtarë të rastit. Tre prej katër personave të lënduar po trajtohen në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se një prej viktimave, e moshës rreth 10 vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj nën masa të sigurisë. Veseli gjithashtu konfirmoi se hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke analizuar vendet e incidentit dhe kanë gjetur një mjet të mprehtë, që besohet të jetë përdorur gjatë sulmit. Policia thotë se ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.