E rëndë në qytetin shqiptar/ Humb jetën 45-vjeçari gjatë fluturimit me parashutë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në Prizren. Mësohet se një person ka humbur jetën, kurse një tjetër është plagosur keq gjatë një fluturimi me parashutë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur ka ndodhur rreth orës 13:00. Lajmi tronditës është konfirmuar nga togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli.

Personi i plagosur është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po merr mjekimin e duhur.

Kurse për personin që ka ndërruar jetë bëhet e ditur vetëm se ai ishte 45 vjeç, por jo identiteti i tij.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka ndërruar në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar.”

SHKARKO APP