E rëndë, vritet me armë një person në ambientetet e AKI

Një vrasje ka ndodhur sot paradite në ndërtesën e AKI-së në Prishtinë.

Agjencia Kosovare Inteligjencës është deklaruar lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm brenda objektit të së njëjtës agjenci. Në këtë institucion kanë thënë se viktima në fjalë ishte punëtor i bufesë dhe se ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’i rezistojë plagëve të marra, shkruan Express.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet nga AKI.

Gjithashtu është bërë e ditur se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

“Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, përfundohet nga AKI.

SHKARKO APP