E shoqëruar nga vajzat, voton Vjosa Osmani: Ditë e bardhë për Kosovën

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të diel ka votuar në fakultetin Teknik, ku ishte e shoqëruar me bashkëshortin e saj dhe dy vajzat. Në fjalën e saj për mediat, Osmani tha se kjo ditë e sotmja, është ditë e bardhë për Kosovën.

”Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual. Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë, ftesë e veçantë për të gjitha vajzat dhe gratë. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë mërgatën tonë, që kanë bërë një sakrificë të madhe duke ardhë e duke marrë pjesë në votime përmes postës”,-ka thënë Osmani pas votimit.

SHKARKO APP