“E tërë Serbia është me serbët e Kosovës”
I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar sot se nuk pret shumë nga Kosova dhe as nga BE-ja kur bëhet fjalë për heqjen e taksës 100 për qind për mallrat e Serbisë.
Ai për rts i ka porositur serbët e Kosovës se duhet ta dinë se e gjithë Serbia është në anën e tyre.
“Jo vetëm një njeri, por e gjithë Serbia është me ta dhe do të vazhdojë t’i ndihmojnë e të jetë pranë tyre”, ka thënë Gjuriqi.