E vrau nipi i bashkëshortes, gruaja e të ndjerit i kundërpërgjigjet vëllait

Në datën 27 shkurt në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë humbi jetën Abid Jashari. Dyshohet se 34-vjeçari u qëllua nga i dyshuari Besnik Shkodra. Jashari u qëllua teksa ishte në lëvizje me veturën e tij.

Një konflikt mes tyre kishte nisur në vitin 2018, andaj edhe u bë shkaktar për vrasjen e Abid Jasharit të mërkurën në mesditë. Babai i të dyshuarit për vrasjen e Abidit, Baki Shkodra, ka deklaruar për mediat se gjithçka kishte filluar kur motra e tij me familjen e saj, kishin shkuar të banonin në shtëpinë e të dyshuarit.

Mes tjerash ai kishte thënë se fëmijët e të ndjerit do t’i ketë përgjegjësi. Mirëpo, pas kësaj deklarate kanë reaguar familjaret e viktimës. Gruaja e tij, Selvie Shkodra Jashari, ka thënë se deklarata e vëllait të saj janë krejtësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Ajo ka rrëfyer edhe njëherë gjithë ngjarjes sesi ka ardhur deri te konflikti dhe vrasja e bashkëshortit. Mirëpo, edhe vëllau i viktimës, Behar Jasharit ka thënë se është fatkeqësi kur dikush nuk e pranon vrasjen që ka kryer, por edhe jep deklarata të pavërteta.

Mes tjerash Selvia thotë se raportet me familjarët e tjerë i ka shumë të mira, në përjashtim me Bakiun me të cilin kur ishte martuar nuk kishte folur 5 vjet.

https://www.facebook.com/lajminet/videos/355618948371612/

SHKARKO APP